Reagon ashpër Spahiu: Për një km rrugë paguajmë 20 milionë euro??? Kur vetëm për një fjalë goje të KM-s duhet të paguajmë 140 milionë euro…

0
137

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se për faj të tij, shqiptarët duhet të paguajnë 140 milionë euro  biznesmenit italian, Francesco Becchetti, dhe për këtë e shumë arsye të tjera, sipas tij, opozita duhet të bëjë thirrje për masën më ekstreme të mosbindjes civile.

Në një postim në rrjetet sociale, Spahiu, ndër të tjera, shkruan: “Për një kilometër rrugë paguajmë 20 milionë euro. Në 6 vite nuk kemi rritje pagash e pensionesh, kur këta të korruptuar nuk i heton apo dënon askush, them që opozita duhet të bëjë thirrje për masën më ekstreme të mosbindjes civile”.

Postimi i plotë i Spahiut

Kur vetëm për një fjalë goje të KM-s duhet të paguajmë 140 milionë euro,

kur për një kilometër rrugë paguajmë 20 milion euro,

kur ndihma ekonomike përgjysmon familjet në nevojë dhe administrata dyfishohet me militantë partie,

kur miliona euro shpenzohen nga 236 tendera sekretë,

kur në 6 vite nuk është ndërtuar asnjë km rrugë,

kur në 6 vite nuk kemi rritje pagash e pensionesh,

kur këta të korruptuar nuk i heton apo dënon askush,

them që opozita duhet të bëjë thirrje për masën më ekstreme të mosbindjes civile.

Mospagimi i taksave dhe tatimeve sektit më të korruptuar që ka njohur vendi, Rilindjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here