Kreu i Institutit të Studimeve kundër Krimeve të Komunizmit, Agron Tufa, në rrjetin social facebook ka reaguar me akuza të ashpra ndaj Spartak Brahos.
Statusi:
Seanca e parë e përballjes me shpifësit, kërcënuesit dhe ofenduesit enveristë Braho, Tarifa, Brokaj, Shaqiri, Duka & Co përfundoi me rezultatatin e pastër 3:0 në tavolinë, për mosparaqitje.
Trimoshat e Enverit i la kuraja të përballeshin me shpifjet e tyre. Ata kishin çuar të gjithë justifikimet se janë sëmurë… apo siç me tha njëri në vesh, të gjithëve u dhimbte byça:))
Ja se çfarë trimash mejdani…!
Seanca tjetër do të jetë me 11 qershor 2019. A ka kush ua ngre pakëz moralin të dalin në mejdan?