Lidhja e Ronela Hajatit dhe Young Zerkës vazhdon të jetë prej vitesh në qendër të vëmendjes së mediave ku vetëm pak ditë më parë u përfol se dyshja janë ndarë.
Shpesh të dy artistët lënë për t’u kuptuar se mund të jenë në një lidhje e herë të tjera lënë të nënkuptohet e kundërta dhe gati duket sikur po luajnë me të gjithë vëmendjen që u kushtohet.
Së fundmi, e ftuar në emisionin Nd’rrimi i Natës me Alaudin Hamitin në Klan Kosova këngëtarja ka zbuluar statusin e saj aktual sa i përket lidhjeve romantike.
‘Jo nuk jam në lidhje, jam single”, është përgjigjur këngëtarja çka na lë të nënkuptohet se lidhja e saj me Young Zerkën nuk vazhdon më.