Gazetarët dhe artistët kontrollohen rreptësishtë nga policia serbe në kufi…

0
109

Gazetarët dhe artistet kosovarë që do të marrin pjesë në festivalin “Mirëdita, Dobar Dan”, janë ndaluar dhe po kontrollohen rreptësishtë nga policia serbe në kufi.

Gjatë ditës së sotme një numër i madh i artistëve dhe gazetarëve nga Kosova janë nisur për të marrë pjesë në këtë festival synimi i të cilit është të bashkojnë komunitetet shoqërore e kulturore të Kosovës dhe Serbisë dhe të krijohet një traditë bashkëpunimi, që do të kontribuojë në arritjen e një normalizim të qëndrueshëm të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Megjithatë ata kanë hasur në kontroll të rreptë në pikën kufitare në Mendarë.

Ky festival organizohet nga Integra (Kosovë), Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (Serbi), dhe Iniciativa Qytetare (Serbi), me mbështetjen e Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS), Fondacioni për Shoqëri të Hapur në Serbi, Rockefeller Brothers Fund (RBF), Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here