Lali Eri vrapoi për të vjedhur famën e “Tarameles” ( video ) I pamëshirshëm në hipokrizinë vet, një mjeshtër….

0
149

Erion Veliaj, mjeshtri më i madh, i rrëmbimit të famës së të tjerëve, njeriu që di të nuhasë dhe të përfitojë më shumë se çdokush, vrapoi më në fund për të vjedhur edhe famën e “Tarameles”.

Në pornon e madhe të varfërisë që ka shpërthyer, në një pjesë të madhe të medias shqiptare, nuk mund të rrinte dot pa futur hundët, edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Në finalen e “Piter Panit” të ditës së hënë, ku personazhi më i njohur i këtij emisioni, Xheison Bafti, i njohur si Taramelja, u bë me shtëpi, njeriu më i spikatur ishte Lali Eri.

I pamëshirshëm në hipokrizinë vet, një mjeshtër i madh i përdorimit të fëmijëve të sapolindur, deri tek pleqtë e azileve, pemëmbjellësi më qesharak i të gjitha kohërave, u derdh në skenën e “Piter Panit”, duke i dhënë një dimension edhe më të madh, propagandës dhe pornos së varfërisë…

Ndiqni videon ku media dhe Erioni, bëjnë porno me varfërinë për audiencë: 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here