“Opozita është e bindur”, Bushati “zbërthen” protestën paqësore: S’duhet të ulet me Ramën

0
110

Analisti Andi Bushati i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24, komentoi situatën politike dhe zhvillimin e fundit, atë të rekomandimit pozitiv të dhënë nga ana e Komisionit Europian për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE. Sipas Bushatit, deklarata e kryeministrit se tashmë i pret një punë e madhe për të bindur këshillin e Europës, është një alibi, e dëgjuar edhe më herët nga ai.

“Gjatë këtij viti po shikojmë trajektoren e deklaratave. Janë shumë kontradiktore. Vjet në këtë kohë hapi shampanjën dhe tha u hapën negociatat. Para tre muajsh hodhi një tezë tjetër, për ne hapen negociatat, por ata europianët kanë politikat e tyre të brendshme, për shkak të ksenofobistëve europianë ne penalizohemi. Dakord, po pranojmë tezën që faji qënka tek Europa po nëse i hapen Maqedonisë? Kur e pyetën kështu ai tha: Këtë kërkojani Lulit. Pra, gjithmonë gjen një alibi për të mos parë ku i ka problemet pushteti”,- tha Bushati.

Ndërsa komentoi protestën e fundit paqësore të opozitës, Bushati u shpreh i bindur se ajo nuk ishte fryt i presionit të ndërkombëtarëve, por një shpresë e opozitës për të nisur dialogun me Ramën.

“Nuk besoj se presioni ndërkombëtar e ka shtyrë opozitën drejt protestave paqësore. Duket që opozita është e bindur, faktorët e tjerë ka vendosur të mos i dëgjojë për momentin. Unë jam i bindur që çdo lloj negocimi e nxjerr të humbur opozitën. E vetmja gjë që s’duhet të bëjë është të ulet me Ramën. Opozita e ka këtë shpresë. Opozita po përkund shpresën e kompromisit dhe uljes në tyrezë ndaj dha shenjë që s’po të qëlloj në protestë. Unë jam i bindur që nuk duhet të ulen”,- vijoi ai.

Sa për gatishmërinë e Presidentit Ilir Meta për të ndryshuar datën e zgjedhjeve, analisti Bushati komenton: “Propozimi i Metës ishte propozim i një njeriu normal, thoshte jam dakord ta shty nëse palët gjejnë konsensus. Edhe Rama është në të drejtën e tij për të vijuar garën. Unë mendoj se edhe opozita s’ka pse kërkon arnim, shtyrje të datës së zgjedhjeve. Pa u rregulluar problemi qendror s’ka si rregullohet interesi lokal. Do ishte alogjike nga opozita të hyjë në zgjedhje për të fituar 4 apo 5 bashki por pushteti qendror të vijojë të punojë ashtu siç është sot”,- tha ai.
I pyetur nëse Meta mund të çonte në finalizim idenë e tij, Bushati tha: “Nuk besoj se Meta do veprojë pa trysni të fortë ndërkombëtare, e cila nuk po duket dhe pa pasur asnjë konsensus mes palëve. Ai nuk ka as tagrin ligjor dhe as aureolën morale për të qëndruar mbi palët, duke iu referuar këtu lidhjeve të tij me LSI”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here