“Qershori i vështirë!” Gjosha: Nëse ndahemi nga Maqedonia e Veriut do ishte katastrofë

0
135

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha e ftuar në studion e lajmeve të RTV Ora tha se pavarësisht marrjes së rekomandimit, qershorin e shikon shumë të vështirë, për të mos thënë e pamundur.

Pjesë nga intervista e ish-deputetes së LSI-së, Klajda Gosha për ‘Ora News’

Kryeministri deklaroi se gjykimi do të jetë politik, pra do të përpiqemi të influencojmë një gjykim politik të 28 vendeve të BE-së. Pra po bëjmë përsëri një pritë?

Rekomandimi për Shqipërinë është për herë të katërt që jepet që nga viti 2016. Në nëntor të 2016 ka qenë i pari, në kohën kur unë kam qenë ministre e Integrimit dhe përsëritet këtë vit për herë të katërt. Pavarësisht se ne ndodhemi në këto momente në një moment absurd për të diskutuar për këtë çështje, që sa teknik aq edhe është kthyer dhe në politikë, aq është kthyer edhe në një arenë debati, sepse vjet u deklarua që negociatat janë çelur. T’ju them të vërtetën personalisht dhe në arenën politike kam gjetur veten time në një debat shumë të vështirë në opinionin publik, por edhe në politikën shqiptare për të kuptuar se çfarë realisht ndodh dhe përse politika e përdor kaq shumë kur i intereson si triumf, kur i intereson si dështim për palën tjetër, dhe harron që në vetvete ky është një proces teknik që i mëson qytetarëve shqiptarë kulturën evropiane, mënyrën se si ne të gjithë duhet të sillemi, se si duhet respektuar ligji, se si duhen trajtuar institucionet. I mëson politikanëve shqiptarë se si duhet ndërtuar shteti, se nëse ne do ta kishim këtë kulturë, atëherë Shqipëria nuk do të kishte nevojë për një proces të tillë kaq të zvarritur me 28 vite. Pra kanë kaluar kaq vite dhe ne sërish endemi në kushte të pafundme dhe në kritere të pafundme që e kemi jashtëzakonisht të vështirë ti plotësojmë. Kjo ka lindur në mentalitetin e politikës shqiptare dhe në mungesën e dëshirës për të dialoguar dhe për të zgjidhur çështje që në fakt janë edhe ndërkombëtare.

Znj. Gjosha ajo që na shqetëson tani është se çfarë do të ndodhë në qershor. A do të vendosin një “PO” vendet anëtare të BE-së, pasi të paktën katër vende janë skeptike?

Ky qershor do të jetë shumë i vështirë, por ndoshta edhe i pamundur. Nuk kemi të bëjmë vetëm katër vende skeptike, kemi të bëjmë me katër vende që tashmë deklarojnë pozicionin e tyre kundrejt njohjes së negociatave me Shqipërinë. Janë Holanda, Franca, Danimarka, sot kemi pasur edhe Belgjikën që ka dalë hapur duke u shprehur kundër negociatave të Shqipërisë. Sado politik të jetë procesi, sado në një tematikë të thellë të jetë BE, Shqipëria dhe institucionet Shqiptare në fakt kanë harruar të bashkëpunojnë realisht me institucionet e BE-së dhe vendeve anëtare. Nuk është se është vetëm një debat politik dhe racist. Ai ishte një debat shumë politik që vinte nga policia e shtetit të Holandës, nga Prokuroria. Pra ishin disa kërkesa të ardhura njëra pas tjetrës që kishte të bënte me një mungesë komunikimi të institucioneve shqiptare dhe kjo më ka shqetësuar dhe e kam deklaruar këtë. Në momentin kur kryeministri i Shqipërisë deklaroi që negociatat u çelën në 2018-n frika ime ishte se këtu kishte përfunduar në fakt një proces që ne ende prisnin që ta nisnim dhe duke deklaruar fillimin, n fakt mbetëm te fundi dhe harruam në një vit të bashkëpunonim realisht me seriozitetin që na takon si një shtet modest që jemi dhe që kërkojmë të bëhemi pjesë e BE-së.

Përveç skepticizmit ka edhe vende dashamirëse, një prej tyre është Gjermania, e cila nuk e ka dhënë ende një opinion, megjithatë ministri Roth ka deklaruar se është përcaktuar korniza e patjetërsueshme me të cilën gjermania dhe vendet e tjera duhet të çelin negociatat për Shqipërinë, por edhe me Maqedoninë e Veriut. A mendoni se ky qëndrim i Gjermanisë mund të influencojë edhe te këto vendet e tjera skeptike?

Ka një problem të madh Gjermania për momentin që është përplasja e vetë partive politike mes tyre për qëndrimin që ata do duhet të mbajnë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Pra ka një përplasje tashmë në Gjermani. Ajo që unë uroj është që Shqipëria të mos ndahet nga Maqedonia e Veriut dhe kjo është shumë e rëndësishme.
Po sikur të na ndajnë?
Sikur të ndodhte kjo gjë, do të ishte katastrofë për vendin tonë, sepse do të thotë që Shqipëria do të grupohej me Kosovën dhe Bosnjën dhe do ta bënte jashtëzakonisht shumë të vështirë debatin tonë për zgjerimin por edhe mundësinë e çeljes së negociatave në të ardhmen. Pra nëse do të bëheshim pjesë e këtij grupi, ky do të ishte fundi i një procesi jo vetëm historik por mbi të gjitha jetik për vendin tonë. Unë uroj që të mos ndodhë dhe prandaj e përshëndes rekomandimin pozitiv të Komisionit Evropian, e përshëndes vendosmërinë e tyre, pavarësisht nëse bien dakord apo jo me arritjet e Shqipërisë. Ky është një debat shumë i gjerë dhe që i bën mirë vendit që të zhvillohet së brendshmi, sepse bën vetëm që qeveria të punojë më mirë.
Sikurse u tha në këtë progres-raport një nga kushtet që e kemi plotësuar më së miri ka qenë reforma në drejtësi, është arma që ka bindur Komisionin Evropian për të na dhënë dritën jeshile.

Si ka mundësi një reformë aq shumë e kontestuar, veçanërisht nga opozita?

Besoj që këtu ka një keqkuptim. Nuk është reformë e kontestuar dhe nuk mund të jetë. Pse? Sepse është dhënë vota. Dhe në momentin që gjithsecili nga ne ka votuar, do të thotë që e mbështet 100 për qind një reformë e cila është e nevojshme për sistemin gjyqësor. Ne kemi ligje jashtëzakonisht shumë të mira, kemi ligje që janë të kohës dhe janë të përshtatura me ato të bashkimit evropian, të standardeve shumë të larta, janë të shkruara shumë bukur. Problemi mbetet te implementimi dhe besoj që duhet të biem dakord që gjatë rrugës me mentalitetin se si qeverisemi ne, gjithmonë palët kërkojnë që të kenë sa më shumë pushtet për vete dhe nuk besoj se duhet anatemuar në këtë pikë opozita pse e monitoron ndonjëherë me lupë reformën në drejtësi dhe pse ajo mundohet të gjejë momente kur qeveria kërkon ta marrë edhe atë pushtet që në fakt nuk i takonte. Pra ai duhet të rrijë si një pushtet i pavarur, këtu mund ta argumentojnë sa të duam, mund të flasim për procesin e vettingut, mund të përmendim edhe standardet e mirëfillta por ajo çka duam ne është ta përmirësojmë, ta monitorojnë më mirë dhe të kërkosh që ajo të vendoset në shinat e kushtetutës dhe të ligjeve që të paktën në si Lëvizja Socialistë për Integrim i kemi miratuar. Komisioneri për zgjerimin e vlerësoi Shqipërinë për reformën në drejtësi dhe rivlerësimin për gjyqtarët dhe prokurorët duke e cilësuar të paprecedentë ndërsa zonja Mogherini e quajti mbresëlënëse ndërsa ministri gjerman, të cilin e citova dhe pak më parë, tha një reformë unike, pra gjithë vlerësime pozitive. A do duash ti të quash një sukses të jashtëzakonshëm investimin tënd, kudo qoftë ai? Patjetër që po. Investimi nuk është se vjen vetëm me ekspertizë, nuk është se vjen vetëm me dëshirën e mirë për të ndihmuar një vend që nuk ka pasur asnjëherë drejtësi apo shtet të së drejtës, vjen me paratë e taksapaguesve evropian dhe nëse Komisioni Evropian, nëse të gjithë ndërkombëtarët që janë në këtë vend, pjesë të ambasadave, ne shpesh dëgjojmë dhe debate mes gjithë opinionit ndërkombëtar brenda në Shqipëri, nëse ata do të shkonin në kancelaritë e tyre për të thënë se kjo reformë ka dështuar, e imagjinoni ju se cila do të ishte kërkesa e llogarisë nga pala tjetër që pse ka dështuar dhe si është e mundur që Shqipëria arriti të futej në Kushtetutën e saj, një vend unik në botë, ekspertët e huaj, ONM, pra për herë të parë vendoset në një Kushtetutë pala ndërkombëtare për të monitoruar reformën në drejtësi, do të ishte e pa perceptueshme. Pra është një investim i jashtëzakonshëm që ka dhënë BE dhe SHBA dhe ne e vlerësojmë këtë jashtëzakonisht shumë dhe duam që kjo reformë të vazhdojë deri në fund. Mënyra sesi implementohet, kontrolli që i duhet bërë reformës në një vend si Shqipëria që lënë shumë për të dëshiruar në implementimet e reformave nuk besoj se është shumë për të kërkuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here