Duke marrë parasysh rolin e dukeshës së Syssex, bashkëshorten e princit Harry, Meghan Markle, vëmendja ndaj saj është e madhe.
E bërë nënë prej më pak se një muaji e vogëlushit Archie, Meghan është një prej femrave më në formë dhe më e kuruar për pamjen e saj.
Bukuria e saj ishte vënë në dukje qysh kur ishte aktore, por pasi u bë pjesë e familjes mbretërore, doli edhe më në pah.
Kështu Olivia Marsden, një vajzë nga Greenwich, në juglindje të Londrës, ka menduar të bëhet sozia zyrtare e saj ne daljet publike.
Qysh nga fejesa e Harry dhe Meghan në vitin 2017, Olivia nisi të bëhet më e pranishme në mediat për shkak të ngjashmërisë së madhe.
Kështu nëna e saj kontaktoi një agjent që ta menaxhojë, duke bërë që të lidhë një kontratë dhe Olivia fiton 1200 euro në çdo dalje ku kërkohet. /noa.al