Numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla është përplasur këtë të enjte me gazetarin Armand Shkullaku në emisionin Opinion.
Teksa po diskutoheshin 5 skenarët për zgjidhjen e krizës politike gjatë fjalës së analistit, ka ndërhyrë zoti Balla duke i kujtuar “shefin”.
Armand Shkullaku: Unë shef nuk kam patur… Ti ke patur shef, që nga Fatos Nano deri tek Rama e di se ç’ke berë. Nuk po ta them unë. Mos të të përthyhet shtylla kurizore si këtij zotërisë këtu.
Taulant Balla: Ti je servili i PD-së, shko në çadër…