“Vje fadroma me prish shpija, o usta Murat”, reagimi i ashpër ndaj Veliajt: A e kupto t’paktën, pse hajshim m*t ne t’tjerët?!

0
132

Mbrëmjen e djeshme fadromat e Bashkisë së Tiranës, pa asnjë lajmërim, prishën disa ndërtesa dhe biznese në zonën e Selvisë, me pretendimin e pabazuar në dokumente, se ishin jashtë leje.

Por pronarët në një transmetim maratonë në Fax News dëshmuan të kundërtën, edhe përmes dokumenteve të pronësisë, ku vetë Rama në kohën kur ishte kryetar bashkie iu kishte dhënë leje për rikonstruksionin e ndërtesave.

E në një situatë të tillë kur çështja e pronës është bërë gjithnjë e më e pasigurt, me disa vatra të nxehta në Tiranë si ajo e Astirit dhe e Bregut të Lumit, ajo që nevojitet më së shumti është sensibilizimi qytetar.

Po për ish-krahun e djathtë të Erion Veliajt, Briken Fejzullain, kjo duket më shumë se e pamundur, pasi sipas tij Tirana ka vdekur.

Reagimi i plotë i Fejzullait: 

“Te dyqoni te Selvia o usta Murat

Vje fadroma me prish shpija, o usta Murat”

Kur shkoi fadroma në Shkozë dhe unë me pak të tjerë (përveç banorëve) folëm, ti jo vetëm që bëre shurdhin dhe ktheve kokën nga krahu tjetër, por i këpute dhe një: “po ça t’uhet ty mër daku, pse ngatrrohesh kot?!”.

Kur shkoi fadroma te “Astiri” dhe unë me pak të tjerë (përveç banorëve) folëm, ti jo vetëm që bëre shurdhin dhe ktheve kokën nga krahu tjetër, por i këpute sërish një: “po ça t’duhet ty mër daku, pse ngatrrohesh kot?!”.

Kur shkoi fadroma te Petro Nini dhe unë me pak të tjerë (përveç banorëve) folëm, ti jo vetëm që bëre shurdhin dhe ktheve kokën nga krahu tjetër, por vazhdoje: “po ça t’duhet ty mër daku, pse ngatrrohesh kot?!”.

Kur shkoi fadroma te bregu i lumit dhe unë me pak të tjerë (përveç banorëve) folëm, ti jo vetëm që bëre shurdhin dhe ktheve kokën nga krahu tjetër, por insistoje: “po ça t’duhet ty mër daku, pse ngatrrohesh kot?!”…

Po tani që t’erdhi fadroma te Selvia mër daku dhe do që zoni jot t’nigjohet, a e kupto t’paktën, pse hajshim m*t ne t’tjerët?!

Ps. Tirona vdiq! Rroftë Tirana!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here