Lëkundjet e tërmetit të ndjera fillimisht në orët e para të mëngjesit, vazhdojë ende në qytetin e Korçës.
Para 26 minutash është rregjistruar një tjetër lëkundje e fortë 16 kilometra larg nga Korça, e cila ka pasur një magnitudë prej 4.5 ballësh.
Lëkundjet e tërmetit të nisura prej mëngjesit kanë rregjistruar një bilanc të frikshëm deri tani, pasi në 15 orë nga lëkundja e parë janë rregjistruar dhe 27 të tjera. Këto tërmete kanë vënë në panik banorët pasi mund të vazhdojnë dhe gjatë natës.
Kujtojmë se nga lëkundjet e fuqishme gjatë paradites, janë lënduar 4 persona si dhe janë dëmtuar mbi 100 banesa.
Siç shihet dhe në fotot e mësposhtme, paralelisht me ;ëkundjet në Shqipëri, lëkundje tërmetesh janë ndjerë dhe në Greqi.