Rama kërcënon qindra-mijë opozitarë!! Kandidatë të Rilindjes, të cilët do të garojnë me vetveten…

0
92

Sot në mëngjes ka nisur zyrtarisht edhe e ashtuquajtura “Fushatë Elektorale”, për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Tashmë është e qartë se për herë të parë në Shqipërinë pluraliste do të kemi zgjedhje moniste me kandidatë të Rilindjes, të cilët do të garojnë me vetveten ose tek-tuk me të zgjedhurit e ndonjë force politike fasadë.

Pavarësisht vendosmërisë së opozitës për të ndryshuar njëherë e mirë situatën e zgjedhjeve që blihen e vidhen në Shqipëri, Edi Rama, vazhdon të shfaqet po i vendosur që të zhvillojë zgjedhjet e 30 qershorit edhe duke e shndërruar çdo qendër votimi në bunker. Këtë këmbëngulje për tu përplasur me shumicën e shqiptarëve, ai e ritheksoi edhe në letrën e tij të 7-të të sotme, drejtuar këtë herë demokratëve.

Rama shfaqet i palëkundur kundër dhjetëra mijë qytetarëve opozitarë që nuk besojnë më te zgjedhje të cilat zhvillohen nën qeverisjen e tij, pas skandalit të përgjimeve me rastin e dosjeve 339 dhe 184 të bllokuar nga prokuroria, edhe te letra e sotme e hapur që ju ka dërguar. Madje nëse te 6 letrat e para denigronte kreun e tyre, Lulzim Bashën, këtë herë ka kërcënuar qindra mijë demokratë që janë kundër qeverisjes së tij të korruptuar.

“Edhe dy fjalë për moslejimin e zgjedhjeve. Eshtë krim dhe ndëshkohet rëndë nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, kushdo që e kryen një krim të tillë. Po jo vetëm kaq, cilido që do të kuturisej të prekte një hallkë të vetme të procesit zgjedhor dhe do të dënohej më pas për krime zgjedhore në Shqipëri, nuk do ta kishte më të mundur të shkelte për gjithë jetën në Shtetet e Bashkuara (do të merrte në qafë edhe familjarët e afërt sipas ligjit përkatës në SHBA) dhe as do të kalonte dot më, kontrollin e kufijve të Bashkimit Europian duke u përfshirë në listën e kompjuterizuar të personave me rekorde kriminale, të cilët nuk hyjnë dot në territorin e Unionit. A i’a vlejnë të gjitha këto pasoja të rënda për të shkuar pas berihait? Nuk besoj dhe jam i bindur se nuk do të ketë njerëz të zakonshëm, që të bëhen pjesë e një marrëzie kaq të jashtëzakonshme”, kërcënon hapur kryeministri i vendit, mbi 700 mijë qytetarë shqiptarë që votuan kundër tij gjatë zgjedhjeve të vitit 2017 që dihet tashmë, se u blenë dhe u manipuluan.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here