Lëkundje te njëpasnjëshme tërmeti janë ndjere mëngjesin e sotëm në rrethin e Korçës rreth orës 06:33 minuta.
Tërmeti me magnitudë 5.3 ballë dhe thellësi 10 km, ka alarmuar qytetarët, të cilët kanë dalë jashtë banesave të tyre.
Paraprakisht raportohet se epiqendra ka qenë në fshatin Mollas të rrethit të Korçës, ndërsa në 3 banesa në fshatin Vidohovë të Devollit ka patur dëmtime.
Lëkundjet e tërmetit kanë zgjatur për disa sekonda çka përhapen panik të banorët, por deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.