Ish-Ministri i Financave, Arben Malaj, ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook lidhur më partneritetin publik dhe privat por dhe koncesionarët.
Sipas tij, vendi ka nevojë për një platformë zgjidhjesh dhe e gjithë kjo e mirëmenduar.
Po kështu sipas Malaj, tha se për të rritur kredibilitetin tek njerëzit, Partia Demokratike duhet që të paraqesë zyrtarisht listën e koncesionerëve dhe PPP-ve të cilat janë risk për vendin por dhe kërkojnë një hetim të thelluar.
Fjala e plotë e Arben Malaj:
Ky postim shpreh solidaritet te plote me koleget e vecante Ornela Liperi dhe Klodian Tomorri per analizat thellesisht profesionale dhe sidomos per guximin dhe angazhimin e tyre publik per te qartesuar risqet qe ka stabiliteti i financave te vendit tone nga projektet e partneritetit publik-private dhe koncensionet, kur ato perzgjidhen jane parimeve dhe kritereve themelore te investimeve publike, ku mungon transparenca, kur fshihet transparenca pas fjales ‘sekret’, kur fallsifikohen shifrat e te dhenave te financave publike, kur rriten frikshem detyrimet e papaguara ndaj individeve dhe biznesit , kur rritet perdorimi i llogarive jo buxhetore, kur qeveriset me gjoba, arrogance dhe babezi, dhe element te tjere konkrete qe rrezikojne ekonomine dhe financat e vendit tone,
Per te qene me konkrete lidhur me debatin aktual per disa koncensione apo partneritete me formula” novatore” te cuditeshme midis sektorit publik dhe privat, socialiste ne parlament duhet ti kerkojne qeverise se tyre jo me pak llogari publike se sa i kerkonim PD-se kur ajo celi rrugen e koncensioneve me risk te larte per kapje shteti dhe kercenim mbi financat publike. ( Ashiva e Kuvendit te Shqiperise e lehteson gjetjen e ketyre diskutimeve)
Dy kane qene kerkesat tone per perzgjedhjen e kompanive :
1, Kredibiiteti i larte teknik i kompanise fituese – kjo ka tregues te krahasueshem
Garancia financiare e kompanise fituese
Per te paren ka rendesi te theksohet se nuk mund te zgjidhet nje kompani e vogel pa kredibiiteitn e qarte teknik dhe ajo pastaj te marr nen-kontraktor nje kompani te medha qe ploteson kredibiitetin teknik,
E kunderta mund te ndodh qe nje kompani e madhe me kredibiitet teknik te garantuar mund te jap nje pjese te punimeve me nen kontraktore, i cili edhe ne kete rast duhet te miratohet nga ministria perkatese.
E dyta – kompanite fituese duhet te kene garancite e plota financiare, sepse perzgjedhja e kompanive qe nuk kane garanci financiae ka risk per nderprerje apo vonimin e punimeve, sic ka ndodhur me pare, kur kompani italiane dhe greke, te cilat pasi kane marr pjesen me te madhe te financimit pa bere pjesen respektive te punimeve , kane shpallur falimentimin e tyre.
Askush nga socialistet nuk duhet te ve besnikerine partiake apo personale mbi pergjegjesine morale dhe ligjore per te ndalur nje krize te ardhshme.
Ne rast te kundert, qeverisja do te perkeqesohet me shume dhe me shpejte dhe deputeteve do tju bie pergjegjesia e heshtjes se tyre ndaj rasteve kaq flagrante te marreveshjeve me risk te larte korruptive dhe cilesi te dobet te investimeve te shtrenjta publike.
Opozita eshte pergjegjese e nisjes se ketij modeli korruptive deri ne kapjen e shtetit. Basha ka kerkuar ndjese publike por kjo eshte e pamjaftueshme per tu dhene atij dhe PD-se kredibiietin e munguar publik .
PD duhet ta paraqes zyrtarisht dhe te detajuar listen e ppp dhe koncnsioneve per te cialt do te kerkoj hetim te thelluar.
Ne rast te kundert, mbetet qe i gjithe ky debat te jete thjeshte apo dhe vetem per perfrtme elektorale, ndersa kostot do te rendojne me shume dhe me gjate taksapaguesit shqipetare dhe shtresat me te prekshme nga krizat e perseritura.