NGA PETRIT VASILI
Çfarë palo kryeministër, ja si gënjeu për vendimin e Holandës për vizat.
Më palo kryeministër Shqipëria nuk ka parë.
Doli në mes të parlamentit dhe i fryrë si gjeli në pleh dhe me shumë autoritet prej gënjeshtari tha që:
“Parlamenti Holandez miratoi një rezolutë i shtyrë nga racistët holandezë antishqiptarë, por qeveria holandeze nuk do ta përcjellë në BE”.
Këta “Racistët” holandezë siç i quan palo kryeministri, në të njëjtën ditë votuan me 108 vota pro Kosovës për liberalizimin e vizave.
Apo kosovarët Edi Rama nuk i quan shqiptarë???
Se çfarë gënjeshtari i rëndomtë është Edi Rama lexoni çfarë thotë ambasada holandeze në Tiranë pas dërgimit të vendimit të parlamentit holandez në BE:
“Parlamenti Holandez i kërkoi Qeverisë holandeze në datën 16 Prill të aktivizonte mekanizmin e pezullimit të vizave për Shqipërinë për shkak të shqetësimeve në lidhje me krimin e organizuar.
Për ta ekzekutuar këtë mocion, qeveria Holandeze i dërgoi një letër njoftuese Komisionit Europian në datën 31 Maj.
Në këtë letër, Komisionit i kërkohet të shqyrtojë informacionin e dërguar nga Hollanda dhe në konsultim me vendet anëtare të vendosë në lidhje me nevojën për të vepruar.”
Tani pjesën më të bukur shiheni vetë në VIDEO se si ky kryeministër, shtuf nga mendja,sqaron për Holanden parlamentin e patateve të kalbura.
https://www.facebook.com/petritvasil/videos/1411618652323773/