Kreu demokrat Lulzim Basha ka falenderuar protestuesit për shpirtin e qëndresës dhe vendosmërinë e treguar gjatë protestës së sotme.
Basha tha se kjo ishte protesta më e madhe që ka parë historia, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë Ballkanin.
“Mesazhi i qartë është se banda kriminale t’a harrojnë njëherë e mirë se pushtetin do ta mbajnë me dhunë, duke dhunuar qytetarët, duke dhunuar votën e tyre, duke vendosur kriminelët dhe duke përdorur bandat.
Edi Rama dhe banda e tij t’a harrojnë se do të mund të mbajnë pushtetin me dhunë.
Ata horra që ju hodhën gaz dhe ju dhunojnë, përgjigjia ndaj kriminelëve të kupolës, po i them sot Edi Ramës dhe zuzarit të tij, sadist Sandër Lleshaj, do të merrni përgjigjen e merituar, do të përgjigjeni përpara ligjit”, tha Basha.
Sipas tij, është mahnitëse për një popull të tërë të vendosur dhe të bashkuar për vlerën europiane.
“Edi Rama do të instalojë despotizmin lindor për të shkatërruar njëherë e mirë zgjedhjet dhe të qeverisë si kryehajdut.
Ne nuk hedhim asnjë hap pas.
E sotmja është dita e fundit që i drejtohem me argumentet e arsyes, koha e fjalëve po mbaron dhe në protestën e rradhës, fjalën do e ketë vetëm sovrani, vetëm populli, vetëm ju”, tha Basha.
Kreu demokrat tha se opozita nuk pranon pushtet me dhunë dhe as nuk merr pushtet me dhunë.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/2302294359989137/