Liverpooli është shpallur kampion i Champions League

0
180

Liverpooli është shpallur kampion i këtij sezoni në Champions League.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp ka mposhtur 2-0 në finale Tottenhamin dhe në këtë mënyrë fitojnë titullin e 6-të në histori të klubit.

Kur kishin kaluar vetëm 30 sekonda lojë, gjyqtari akordoi penallti pasi Moussa Sissoko e ndali topin me dorë brenda 16-metërshit.

Edhe pse rasti u konsultua me VAR-in, nuk pati ndonjë reagim nga dhoma e teknologjisë për t’u anuluar vendimi i arbitrit kryesor.

Ishte minuta e dytë kur Mohamed Salah realizoi golin e avantazhit nga pika e bardhë e penalltisë.

Ishte minuta e 87’ kur Origi realizoi golin që “hipotekon” fitoren e të kuqve.

Liverpool fiton trofeun e parë nën urdhrat e Klopp, kurse për Tottenham Hotspur finalja do të mbetet në histori të klubit si arritja më e madhe në Champions League.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here