Përkufizime të thjeshta të moralit politik…

0
146

Nga Erl Kodra

Ndonjëherë është e nevojshme të përdorësh llogjikën elementare për të ndarë të vertetat nga gënjeshtrat dhe mashtrimet. Domethënë, të ndash të mirën me të keqen, t’i përkufizosh ato.

Pse është e nevojshme të bësh një punë të tillë, kur në fakt, për mendjet normale dhe për moralin e zakonshëm njerëzor, nuk është hiç e vështirë të përceptosh realitetin ashtu siç është? Problemi është se konceptet bazë mbi të cilat ngrihen përkufizimet janë deformuar, ato kanë humbur kuptimin e parë, ndërkohë që propaganda e ngritur në sistem, nuk rreshtë së godituri njeriun e dobët, njeriun e indroktinuar, mbartës i një lloj virusi rezistent që prej më shumë 75 vitesh ka infektuar një pjesë të shqiptarëve.

Shqiptarët janë popull i varfër, më të varfërit e Kontinentit. Si të tillë, ata nuk kanë patur mundësi të krijojnë koncepte të sakta për shtetin. Kjo do të thotë, se ata nuk e kanë kuptuar ndonjëherë se qeverisja, në të vertetë duhet të jetë frut i vullnetit të tyre, dhe se ajo duhet të ekzistojë si e tillë për të përmbushur qëllimet e përgjithshme të çdo individi për një jetë dinjitoze, ku prona private dhe ekonomia e gjithësejcilit janë parakusht i panegociueshëm. Shqiptarët e shkretë i kanë manipuluar sistematikisht me broçkulla të tilla si komunizmi, socializmi, pronë e përbashkët, vepra të Partisë, armiku i klasës, burgu, agjitacioni dhe propaganda, klasat e përmbysura, imperializmi amerikan dhe soc-imperializmi sovjetik; dhe pas viteve 90-të; me demokraci, ekonomi tregu, treg i lirë, fondacione, taksa, dogana, tvsh, tatime, investime të huaja, media të lira.

Kështu që shqiptarët, për fat të keq, ne shqiptarët, ndërkohë kemi humbur konceptin (unë dyshoj se e kemi patur ndonjëherë) se çfarë është shteti, qeveria, republika, deputeti, drejtori, prokurori, gjyqtari, polici, avokati, ligji. Sidomos LIGJI. Po shpjegohem.

Por unë duhet të jem koherent. Domethënë, unë duhet të shkruaj se çfarë po ndodhë sot, në çastin që drejt nesh po afrohet një lloj katastrofe e padëgjuar ndonjëherë. Një lloj karikature e qoftëlargut, një lloj gjysëm artisti, i gjatë, fjalëshumë, bubullitës, përçmues, vezullitës si qafa e gastares, punë-errët, mashtrues i neveritshëm, i pangopur, hileqar, pervers dhe i dhunshëm njëkohësisht. Djalli do t’i kishte zili cilësitë e tij morale, veset dhe dëshirën e shfrenuar për punë të errëta.

Ky është Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë.

Sekush ka një koncept se çfarë vlere kanë 2 euro. Shumë mirë e kuptojnë se sa janë 10 euro, 100 ose 200 euro. Ka njerëz që të fusin plumbin për një kartmonedhë pesëqindëshe.

Por askush nuk e kupton se çfarë do të thonë shifra të tilla që kalojnë 500.000 mijë euro. Lere më të flasim për 1 milion, 2, 10, 100, apo 290 milion euro. Këtu ndalon arsyetimi, nuk ka analizë, ato shifra me shumë zero u duken diçka abstrakte, e pakapshme, e pakonceptueshme. Edhe ata që i përmendin këto shifra, domethënë ata që punojnë me këto vlera marramendëse monetare, u duken qenie të mbinatyrshme, qe kanë Lejen e Zotit për të përdorur koncepte të tilla, edhe shuma të tilla; sepse janë të zotët, janë bijë kurvash, shokët e Edit, që është super Biri i Kurvës.

Ndaj Edi Rama nuk trembet hiç kur firmosë kontrata me shifra të tilla, sepse ai merret me punët e epërme (në fakt me punët më të pista në botë) siç është grabitja e Buxhetit të Shtetit, domethënë e shtetit të këtyre qenieve që jetojnë vetëm ne disa cent në ditë. Këtë “profesion” Edi Ram e ushtron që prej vitit të largët 1998. Pa pikë mëshire.

Edi Rama ka rreth vetes qeniet më të neveritshme në botë. Të tjerët, ata që kanë shfaqur një fije dinjiteti dhe humanizmi, ai i ka flakur pa mëdyshje. Banda e tij shtrihet tej e përtej Shqipërisë, horizontalisht dhe vertikalisht. Cinizmi i tyre është i pashembull mbi dhe. Barbaria e tyre për të vjedhur, grabitur dhe zhytur në varfëri një komb të tërë e tejkalon edhe kanibalizmin. Ndryshe, nuk ka si shpjegohet grabitja e 290 milion euro për 17 klm rrugë fushore.

Ah harrova, sepse koncepti bazë i vlerave monetare që njohin shqiptarët shkon deri tek 100 euro. Aty përceptimi fillon të zbehet, sepse shifrat më të larta janë për Zotat që Edi Rama ka rreth e rrotull.

Edi Rama shembi përdhe një shtet dhe konceptin pse ai ekziston. Shteti tashmë është vet Ai. Një parlament me kurva dhe kurvarë, që në vend të truve kanë bythë. Një Prokurore (e përgjithshme) gjysëm njeriu. Pa Gjykatë të Lartë, pa Gjykatë Kushtetuese.

Çfarë duhet tjetër për të shpallur Rënien e Republikës?

Në këtë tekst, për arsye objektive (sepse nuk dëshiroj të përsëris vetveten) nuk janë përmendur elementë të tjerë perceptimi, si elita e korruptuar, e shitur, e blerë, e trembur dhe e tredhur. As mediat nën armë, ushtria më e frikshme propagandistike që ka parë Europa. As ambasadorët që për arsye akoma jo krejt të (pa)qarta janë bërë sejmenët e Edi Ramës. Nuk kam përmendur as Mafian, sepse tashmë ne kemi Shtetin e Mafias. Republika ka rënë.

Megjithatë, kurrë më parë Shqipëria nuk ka qenë më mirë se sa sot. Ndoshta ju duket i çuditshëm ky pohim, por unë kam argumenta.

***
Partia Demokratike lindi si shpresë. Ndryshimet e mëdha nuk janë të lehta, sidomos për një popull të dalë nga nata e gjatë e terrorit komunist. Morali njerëzor i shqiptarëve mbijetoi. Pluralizmin, lirinë e fjalës, lirinë ekonomike dhe lirinë e lëvizjes i kemi falë bashkimit të shqiptarëve rreth një projekti politik siç qe Partia Demokratike. Sepse unë nuk mund ta konceptoj një parti politike ndryshe, përveçse si shprehje e vullnetit të qytetarëve të lirë për të ndërtuar shtetin që u mbron atyre interesat. Përgjithësisht, Partia Demokratike e ka bërë këtë. Përgjithësisht, tek Partia Demokratike besojnë pjesa më e moralshme e shoqërisë shqiptare. Përgjithësisht, Partia Demokratike ka dhënë prova se qëndron në anën e dinjitetit dhe moralit njerëzor. Përgjithësisht, Partia Demokratike ka në lidershipin e saj njerëz me më shumë skrupuj.

Përgjithësisht dhe përfundimisht, Partia Demokratike, si përfaqësuesja e vullnetit të shumicës aktuale të shqiptarëve, ëshë në krahun e duhur të historisë, moralit dhe dinjitetit. Partia Demokratike po shembë një epokë të gjatë tranzicioni duke bërë aktin më të moralshëm në historinë politike të Shqipërisë dhe botës.

***

Se di pse, por ndërkohë që po mendoja të shkruaj fjalinë e fundit në këtë tekst të gjatë, m’u kujtua edhe njëherë dhimbja e fortë që përjetova përgjatë emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët” me njerëz, burra, gra dhe fëmijë të shkatërruar nga mjerimi dhe 290 milion eurove të dhëna për 17 klm rrugë fushore nga Edi Rama. Aty m’u sosën fjalët. Edi Ramën nuk e kisha afër, ama një grusht me gjithë forcën e shpirtit ia dhash murit të shtëpisë. Gjakosa dorën time.

Fotografia e Erl Kodra
Fotografia e Erl Kodra

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here