Duke komentuar përplasjen verbale mes ish-deputetit të PD-së Bardh Spahia, Ministrit të Brendshëm Lleshaj dhe efektivëve të policisë në spitalin e Traumës mbrëmjen e të dielës pas protestës, Ilir Demalia thotë se policia nuk ishte aspak profesionale. Sipas tij si policia por edhe vetë Ministri u soll si cub i krahinës. “Pavarësisht ish-deputetit të PD-së, sjellja e policëve me Ministrin Lleshaj ishte një sjellje cubash.Edhe Ministri vetë mënyra sesi hyri në spital më bëri përshtypje, sikur hynte ndonjë cub i krahinës. Është e turpshme. Ka ardhur në një gjendje që tani ka vetëm revansh.”
Teksa ministri Lleshaj vizitoi policët e plagosur, ish-deputeti e ftoi të vizitonte edhe qytetarët. “Edhe serbët nuk sillen kështu shiko si i keni bërë qytetarët, shko vizitoi” tha Spahia.