Deputetja Rudina Hajdari ka kërkuar ditën e sotme që në Komisionin e Integrimit të vijë ambasadorja e Holandës në vendin tonë për të dhënë shpjegime për kërkesën që Holanda i ka bërë KE për rivendosjen e vizave me Shqipërinë.
Sipas saj, “Prej saj do kërkojmë një raport me shifra ekzakte që të shikojmë çfarë ka ndodhur në Holande në lidhje me rritjen e kriminalitetit shqiptar në Holandë”.
Por sipas Kreshnik Çollakut, ‘lëvizja’ e deputetes së re në parlament është e paligjshme dhe e pamundur.
Sipas anëtarit të Kryesisë së PD, ish-diplomat në SHBA, kryetarja e Komisionit Parlamentar të Integrimit nuk mund të thërrasë për sqarim, as në interpelancë dhe as në seancë pyetjesh ambasadorin e një vendi të huaj.
Reagimi Kreshnik Çollakut:
“Rudina qe kerkon te hetoje ambasadoren e Hollandes…
Kush ti thote keto moj Rudine. Ku i ke lexuar? A ka njeri te te thote se Kryetarja e Komisionit Parlamentar te Integrimit nuk mund te therrase as ne sqarim,as ne interpelance as ne seance pyetjesh, ambasadorin e nje shteti te huaj te akredituar ne Shqiperi.
A ka dikush te te thote Rudine, se Konventa e Vjenes garanton se ambasadori nuk i pergjigjet ligjeve te vendit prites por vetem ligjeve te vendit te vet.
Nese se bashku me Taulantin doni te procedoni, pyesni apo kerkoni hesap ambasadores te Hollandes duhet ti drejtoheni Gentit (demek ministrit)e ky i fundit ti drejtohet me kerkese zyrtare ministrise se jashtme te qeverise se Hollandes qe kjo e fundit te lejoje apo autorizoje te thirret ne hetim nga Parlamenti Shqiptar ambasadorja e Hollandes ne Tirane.
Pa shprese se Rudina, do te me kuptoje…sidoqofte”.
Tre ditë më parë qeveria holandeze i është drejtuar me një letër njoftuese Komisionit Europian ku i kërkohet të shqyrtojë informacionin e dërguar nga Hollanda lidhur me rikthimin e vizave për shqiptarët. Ndërsa paraditen e sotme kjo kërkesë u pranua zyrtarisht edhe nga KE.