Ultimatum për kryeministrin!!! Protestën tjetër do e ketë në dorë populli…

0
148

Kreu i Opozitës Lulzim Basha doli me sytë e skuqur nga gazi lotsjellës para mbështetësve të tij që u mblodhën në selinë e PD në mbyllje të protestës së shtatë kombëtare të opozitës së bashkuar.

Teksa falenderoi qytetarët për pjesëmarrjen masive, ai lëshoi edhe një ultimatum për kryeministrin Rama duke u shprehur se, protestën tjetër do e ketë vetë populli në dorë.

“Dua t’ju falënderoj nga zemra për qytetarinë, për shpirtin e qëndresës. për vendosmërinë që demonstruat sot. Vëllezër e motra, qindra mijë prej jush në këtë protestë sollët me vete energjinë, vendosmërinë, shpresën dhe besimin tek e nesërmja e re që po lind. Rama dhe banda e tij ta harrojnë, shqiptarët nuk do lejojnë mbajtjen e pushtetit me dhunë. Po i them sot Edi Ramës dhe sejmenit të tij zuzar dhe sadist Sandër Lleshaj se do mbani përgjegjësi para ligjit. Lëre popullin të flasë me votë ose dëgjoja zërin në protestën e ardhshme. Dita e fundit ku unë iu drejtohem me argumentet e arsyes, koha për fjalët po mbaron, në protestën e ardhshme fjalën do ta ketë vetëm sovrani”, deklaroi Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here