Vendi drejt përplasjes, Rama me gjuhë konflikti: Opozita kurrë mos u ktheftë!

Ne nje kohe kur vendi ndodhet ne nje krize te thelle politike e kushtetuese dhe kur shanset drejt perplasjes po shtohen nga dita ne dite, kryeministri i fryn edhe me shume zjarrit. Me gjuhen e tij arrogante, Rama mbyll cdo mundesi dialogu duke treguar njekohesisht se edhe letrat drejtuar ndaj opozites kane qene thjesht sa per show. Qartazi Kryeministri nuk po merr persiper pergjegjesite qe i takojne si drejtues i mazhorances qeverisese per ti dhene zgjidhje krizes ne Shqiperi.

Keshtu në një takim me banorët e Mirditës, ku prezanatoi kandidatin nën siglën e PS-së Ndrec Deda, Rama i tha opozitës se nuk e merr malli për to dhe kurrë mos u kthefshin pas.

Këtë herë ikën nga Parlamenti dhe dogjën mandatet, ne jemi trima dhe nuk kthehemi kurrë. Kurrë mos u kthefshi se nuk po merr malli njeri për ju, madje, madje, që të jem shumë i sinqertë, ka qenë një rast i madh për shumë demokratë për t’i parë se çfarë janë këta, bënë festë dhe thoshin fitore-fitore dhe pastaj vinin të futeshin me zor në Parlament. Por në Parlament do të futen vetëm në shtator të vitit 2021, në qoftë se do u vijnë mendtë, se mund edhe të mos u vijnë.”

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko