Djegia e mandateve/ Plasari: Një veprim i rëndësishëm demokratik!!! Arrogantët që qeverisin harrojnë…

0
134

Profesor Aurel Plasari ka analizuar situatën politike në vend, qëndrimet e maxhorancës dhe opozitës. Në studion e News24 në emisionin “A Show”, Plasari tha se djegia e mandateve nga opozita, është një veprim i rëndësishëm demokratik, në mbrojtje të demokracisë. Nuk i ka kursyer kritikat profesor Plasari i njohur për kryeministrin Edi Rama.

Unë e gjykoj që opozita ka ndërmarrë një veprim të rëndësishëm, që ndërmerret në mbrojtje të demokracisë. Ka refuzuar pjesëmarrjen në një parlament që sipas pozitës ishte degraduar, funksiononte në një vend pa gjykatë kushtetuese dhe me shumë hendikape të tjera, me një parlament arrogant, kryeministër arrogant, që thotë vazhdimisht kam vota. Harron që opozita ka një elektorat. Nuk janë ata 10-20 që marrin nëpër gojë. Opozita është gjysma. Edhe nëse është me vogël ajo gjysma tjetër duhet të kesh më shumë kujdes. Kemi të bëjmë me një njeri që nuk i ka kuptuar ndonjëherë këto parime demokratike. Mbasi mori votën u harruar shërbëtorllëku dhe doli arroganti. Në këto rrethana opozita ka bërë një veprim në mbrojtje të demokracisë dhe në rrethana demokratike. Kurrë kryeministri dhe as të huajt nuk kanë thënë që keni bërë një akt demokratik. I jashtëzakonshëm nuk është fare sepse janë tërhequr në ‘24-ën. Këto nuk janë ngjarje që nuk i ka parë bota”, deklaroi Plasari.

Sipas tij, “refuzimi për të marrë pjesë në një parlament që e ka quajtur ilegjitim është vendim demokratik për mbrojtjen e parimeve demokratike’.

Më tej ai shtoi: “Arrogantët që qeverisin harrojnë se këta nuk janë ish-deputetë, janë deputetë. Këta i kanë votat, votat nuk ua ka hequr njeri. Ata janë deputetë. Edhe në qoftë se vritet njëri prej tyre vdes si deputet. Edhe të dalë t’i pushkatojë përfaqësuesit e opozitës kjo nuk zhbën ata si përfaqësues të atij elektorati. Ata kanë hequr dorë nga ushtrimi i detyrës në një parlament që e quajnë të inkriminuar”, tha Plasari.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here