E ruajti për 55 vite në sirtar, familjarët zbulojnë vlerën marramendëse të gurit të shahut

0
134
Nga të gjitha copat e gdhenduar, grupi mendohet se kishte humbur një kalorës dhe katër “gardianë”. Një prej këtyre të fundit mendohet të jetë edhe guri i çmuar i shahut i gjetur nga hebrenjtë skocezë në vitin 1831, që sot ka kapur vlerën marramendëse.
Kur një koleksionues antikësh në Skoci bleu një shah të fildishtë për 5 paund në vitin 1964, nuk e kishte idenë se zotëronte tashmë një nga pjesët më të famshme të shahut në botë.

I ruajtur në një sirtar për 55 vjet, vlera e gurit të shahut tashmë shkon deri 1 milion dollarë. Para se ta nxirrte në ankand, familja e pronarit të ndjerë e çoi atë në shtëpinë në Londër për ta vlerësuar.

Guri i shahut u regjistrua në librin e pronarit si ‘antique walrus tusk warrior chessman’.

Teoria kryesore në lidhje me origjinën e gurëve të shahut është se ata janë gdhendur në mes të shekujve të fundit të 12 dhe fillimit të shekullit të 13, shkruan CNN.

Nga të gjitha copat e gdhenduar, grupi mendohet se kishte humbur një kalorës dhe katër “gardianë”. Një prej këtyre të fundit mendohet të jetë edhe guri i çmuar i shahut i gjetur nga hebrenjtë skocezë në vitin 1831, që sot ka kapur vlerën marramendëse.

11 pjesë të tjera janë në koleksionin e Muzeut Kombëtar të Skocisë në Edinburg.

Guri i ri është një gardian prej 3.5 inç, një figurë me mjekër me shpatë në dorën e djathtë dhe mburojë në anën e majtë. Ai do të dalë në ankand në Londër, më 2 korrik.

Kjo do të jetë hera eparë që një gur shahu del në ankand.

Një familjar, i cili dëshiron të mbetet anonim, tha në një deklaratë se i afërmi e tyre s’e kishte kuptuar fare atë që kishte blerë para shumë vitesh.

Mund të supozohet se ai nuk ishte në dijeni se kishte blerë një objekt të rëndësishëm historik”, tha familjari, “ishte ruajtur në shtëpinë e tij dhe pastaj kur gjyshi im vdiq nëna ime e trashëgoi copën e shahut. Nëna ime kishte shumë dashuri për shahun. Madje ajo besonte se këto gurë kishin jë efekt magjik.

Për shumë vite ajo e mbajti në një sirtar në shtëpinë e saj, të mbështjellë me kujdes në një qese të vogël. Herë pas here, ajo e hiqte gurin e shahut nga sirtari në mënyrë që të tregonte unicitetin e saj.”

Alexander Kader, eksperti i Sotheby, e vlerësoi gurin e shahut si një “surprizë e këndshme”.

Ky gur shahu ka bërë një udhëtim të jashtëzakonshëm për të mbërritur aty ku është sot,” tha Kader. “gjatë vitit të kaluar kemi kryer një studim të plotë të tij, duke ndërmarrë shumë muaj hulumtime të hollësishme, analiza historike të artit,etj”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here