“PS nuk ka më Trajner. Ka vetëm një burrë me tuta që vjen vërdallë”/ Dylgjeri: Valencia, statujë bronxi për tifozin e verbër…

0
121

Nga Ylli Dylgjeri

Valencia, statujë bronxi për tifozin e verbër…

E lexoj këtë histori njerzore të një tifozi europian të verbuar, dhe kujtesa më shkon larg në historinë e PS-së të para viteve 2005. Ishte edhe Ajo dikur si një Klub, si një Ekip. Një ekip progresist politik, me një Trajner bashkohor. Ishte koha kur u hodhën shumë teza për veprim e zhvillim. Nuk harohen tezat e para, “të dorëzojmë pushtet për të bërë shtet”, etj etj. Ishte koha e rritjes së përvitshme ekonomike 5%.
PS-ja, aso kohe kishte ekip, kishte lojtarë, tifoza e mbështetje. Por vjen një ditë që Trajneri do të ikte. Trajneri së fundi e humbi garën. Iku, duke lënë pas një histori të re me një skuadër të lodhur nga lufta brënda llojit. Trajneri… u harrua.
Kur e pyeta aso kohe konfidencialish “Trajnerin” se pse e humbe PS-në ?
Mu përgjegj :
E para -nuk mund ta mbaja dot më. Partia ime
e përfundoi ciklin e saj. Ministrat dhe fryma brënda saj duhet të ndrohen.
E dyta, pronën nuk e bëmë dot, e nuk ua kthyem shqiptareve ashtu siç ua premtuam.
E treta, edhe Kosovën, nuk e zgjidha dot!

Më pas, u bë rrëmbimi i PS nga Rama, (le të thotë kush të dojë se fitoi me garë të rregullt në Kongres)e si zakonisht lojtarët e tifoza u përzunë nga ekipi.
Mbetën vetëm Taulantët, Ahmetajt, Qametajt e të tjerë “zvarranikë” të këtij lloji. Aty kemi qënë,
i kujtojmë matrapazllëqet e tyre me sekserët e banditë të veriut e të jugut.
I kujtojmë edhe hakërrimet e Ramës: Atë mos e shoh më në PS! Ekipi u ndërua sipas Trajnerit të rradhës. Rezultati… po shihet çdo ditë. Mbërritën Oligarkët.
Do kalonin 15 vitet nga ajo kohë, dhe PS sot
e ka humbur sërisht busullun edhe pse ka Trajnerin e Ri në timon. Asgjë për T’u shënuar. Korrupsion, drogë e amulli. Pa Program, pa Ide dhe pa Fabrikë Idesh. Sërisht edhe sot të 3 problemet e para 15 viteve qëndrojnë pezull e të pa zgjidhura. As Partia, as Pronat, e as Kosova nuk kanë marrë udhë. Është shtuar dhe një hall i 4-tër. Borxhi i jashtëm…
Duke iu kthyer sërisht tifozit të verbër të Valencias, që Klubi mirënjohes i ngriti Statujë po pyes Rilindasit:
Po në PS nuk ka pasur lojtarë e trajnerë me sy, veshë për tu nderuar me Statuja? Nuk ka histori?
Nuk do të marr përgjigje, sepse
në PS nuk ka më memorje, nuk ka më Klub. Nuk ka më Trajner. Ka vetëm një burrë me tuta që vjen vërdallë.
Në PS nuk ka më mirënjohje.

https://www.facebook.com/148547452508625/posts/326478294715539/

Fotografia e Ylli Dylgjeri

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here