Rakipllari flet për përballjen me Ramën: Mesazhi që kuptova…

0
229

Kryeredaktori i gazetws ‘Panorama’ Robert Rakipllari tha nga studio e emisionit “A Show” nw News 24 se mesazhi qw mori nga kryeministri Edi Rama nuk ka ndërmend të tërhiqet dhe se e ka marrë një vendim për të shkuar në zgjedhje pa opozitën.

“Nuk është se mësova ndonjë gjë të madhe por ishin disa mesazhe. Mesazhi i parë ishte që ai nuk ka ndërmend të tërhiqet. Ai dëshiron të shkojë në zgjedhjet e 30 qershorit pa opozitën. E ka marrë njw vendim. Nuk kishte një mesazh më të rëndësishëm për të dhënë.

Nuk është se u mërzita…edhe nervozizëm ndoshta jo. Përballja televizive me kryeministrin Rama nuk është një gjë e thjeshtë. Unë shkoj aty pa kompromis, të bëj atë që më takon si gazetar.

Kam gjithmonë dilema për pjesën nëse ia kam dalë apo jo, por përgjithësisht ka reagime dhe nëpërmjet këtyre reagimeve krijon një ide nëse ia ke dalë apo jo”, tha Rakipllari.

Për të referuar situatës politike, nuk do ketë zgjedhje më 30 qershor as formalisht.

“Mendoj se në 30 qershor nuk do kemi zgjedhje. Nuk do shkojë situata atje. Mendoj që Rama po tenton të shkojë në këto zgjedhje. Nuk janë zgjedhje por votime. Në gjysmën e bashkive ka vetëm një kandidat. Nuk besoj se do ketë as formalisht votime më 30 qershor”, tha Rakipllari.

I pyetur nëse ka mundësi të ndodhë përplasje civile, ai tha:

“Në momentin që jemi sot nga pikëpamja e lajmit më duket se ditët janë shumë të gjata për të shkuar në 30 qershor. Gjasat për përplasje civile nuk janë. Sot për sot jemi në situatën e qëndrimeve ekstreme, pra do ketë konfrontim civil apo shkuarje përpara. Palët sot janë në një lloj tërheqje litari”.

Sa iu përket protestave të opozitës, Rakipllari theksoi se këto protesta janë të paprecedenta, të shpeshta dhe që angazhojnë një masë të madhe njerëzish.

“Në rast se nuk ka kauzë, një parti sado e madhe qoftë nuk mbledh dot një masë kaq të madhe njerëzish dhe në mënyrë frekuente. Këto protesta e kanë rritur kryetarin Basha. Për fat të keq nuk janë protesta popullore, nuk e kanë tërhequr pjesën gri të shoqërisë shqiptare. Më duket indiferente sepse e sheh këtë një përplasje për pushtet. Në qoftë se do më pyesësh mua, çështja është kjo, se unë mendoj që opozita ka një kauzë shumë të madhe, të rëndësishme”, shpjegoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here