Shtrëngata në të gjithë vendin/ Ja qarqet që rrezikojnë të përmbyten…

0
126

Reshje në formë shtrëngate në të gjithë vendin, ndërsa qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Elbasan rrezikojnë të kenë përmbytje të lokalizuara si pasojë e intensitetit të lartë të reshjeve.

Ky është parashikimi që bën IGJEUM për ditën e nesërme, e martë, 4 qershor 2019.

RESHJET

(E martë dt.04) priten reshje intensive në qarqet LEZHË, DURRËS, TIRANË dhe ELBASAN.

Në këto qarqe mund të shfaqen përmbytje të vogla, të lokalizuara si pasojë e intensitetit të lartë të reshjeve. Reshjet do të jenë në formë shtrëngate në të gjithë vendin (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Ekziston mundësia që në zona të kufizuara reshjet të shoqërohen me rrufe dhe breshër, më të mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre gjatë pasditeve.

TEMPERATURAT

(E martë dt.04) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 15 / 21 °C

në vendet e ulëta: 14 / 22 °C

në vendet malore: 9 / 18 °C

ERA

(E martë dt.04) era do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet për momente të shkurtra deri e fortë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here