Skandal i fundit!! 337 milion euro për 30 km rrugë! Rama kumbari direkt…

0
138

Skandali më i fundit për kontratat koncesionare për rrugët, Milot-Balldre dhe atë Orikum-Dukat, duket se do të çertifikohet së shpejti në parlament. Burime brenda Kuvendit thonë se këto dy kontrata me shkelje të rënda, pritet të kalojnë për votim në parlament, në datën 20 qershor. Të dy kontratat e koncesionit me vlerë totale 337 milionë euro, duke përfshirë dhe tatimin mbi vlerën e shtuar do të diskutohen fillimisht në komisionin parlamentar të ekonomisë dhe pastaj do të kalojnë në seancën plenare të parlamentit ku do të votohen nga deputetët e Rilindjes.

Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat janë pjesë e paketës 1 miliardë euro të koncesioneve, që ndryshe njihet edhe si programi i rindërtimit. Tenderat për të dy këto kontrata u zhvilluan vitin e kaluar pa garë, ku Ministria e Energjisë shpalli formalisht fitues respektivisht kompaninë “Ank” dhe atë “Gjikuria”.

E gjithë procedura ishte parashikuar të zhvillohej nga Qeveria, ashtu si ndodhi me Rrugën e Arbrit, por tre muaj më parë, me propozimin e Ministrisë së Infrastrukturës, Këshilli i Ministrave miratoi një vendim, i cili ia kalon Parlamentit fjalën e fundit për miratimin e kontratave të partneritet publik-privat në ndërtimin e rrugëve. Duket qartë se Edi Rama si kumbari direkt I këtyre koncesioneve skandaloze ka menduar që të heqë përgjegjësinë nga vetja dhe ta kalojë te deputetët e tij në parlament.

Formula e koncesionit parashikon se të dy rrugët do të ndërtohen me paratë e kompanive private dhe në këmbim qeveria do i shlyejë ato me këste për 13 vjet duke përfshirë koston e ndërtimit dhe interesat që do u paguhen kompanive private. Por këto dy vepra kanë shkaktuar debate të forta në publik, veçanërisht mes palëve politike. Sipas qeverisë ndërtimi i këtyre rrugëve së bashku me atë të Arbrit do të ndihmojë zhvillimin ekonomik të vendit përmes një formule që i lejon buxhetit të paguajë me këste. Por opozita ka akuzuar qeverinë për korrupsion me dy projektet. Madje kryetari i partisë demokratike Lulzim Basha deklaroi publikisht se koncesionet do të anulohen dhe se çdo zyrtar që firmos miratimin e tyre do të përballet me ligjin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here