Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka bërë një denoncim në rrjetet sociale.
Krahas disa fotove, Zhupa shkruan se tashmë biznesmeni Shkëlqim Fusha, pronar i kompanisë “Fusha SHPK” që ka fituar shumë tendera në Bashkinë e Tiranës, ka të drejtë të marrë vendime në lidhje me këto çështje.
Sipas zëdhënëses së Partisë Demokratike, në listën e këshilltarëve bahkiakë që ka propozuar kryebashkiaku Erion Veliaj është nipi i Shkëlqim Fushës, djali i motrës së biznesmenit, Genc Beram Duka.
Zhupa shkruan më tej se lidhja e Veliajt me Fushën ka kaluar në një tjetër stad tashmë.
“Shkëlqim Fusha nuk do të jetë vetëm klient por edhe vendimarrës i aferave korruptive të Veliajt.
Në listën e këshilltarëve bashkiakë që ka propozuar Veliaj është vendosur edhe Genc Beram Duka. Genci është nipi, djali i motrës i Shkëlqim Fushës. Oligarku i preferuar i Veliajt, duket se e ka kaluar lidhjen mes tyre në nje tjetër stad. Tashmë ai me anë të nipit të tij kërkon të jetë pjesë e vendimarrjes. Fusha shpk është kompania që ka marr me shume tendera në Bashkinë e Tiranës dhe qe i është dhënë me ligj special prona publike e Teatrit Kombëtar.
Lidhja e fortë e Veliajt me Fushajt, ka një nyje që nuk këputet dot, është dosja e vrasjes se Ardit Gjoklajt që kryebashkiaku e mbylli me Petrit Fushën duke i hapur qesen e fondeve të bashkisë dhe pronat e saj për Shkëlqim Fushën,”– shkruan Zhupa krahas fotove ku shihet se Genc Duka është kandidat për këshilltar bashkiak.