Gazetari i prestigjozes gjermane “Bild”, Pieter Tiede i cili pak javë më parë publikoi një shkrim ku bëhej fjalë për shit-blerjen e votës në Shqipëri gjatë vitit 2017, paralajmëroi se do të publikonte të tjera regjistrime.
Sot prestigjiozja “Bild” ka publikuar përgjimet mes Astrit Avdyllajt të grupit të Shijakut dhe Vangjush Dakos.
Nga përgjimet tregohet afërsia mes tyre dhe në një moment, Astrit Avdylaj i përmend Dakos emrin e Edi Ramës.
Përgjimet:
Astrit Avdylaj: A të ka zënë gjumi mbrëmë mo vëlla, se ke takuar Ramën dje, keni ndejtur jeni kënaqur
Vangjush Dako: Ça bone
Astrit Avdylaj: Ça bëhet
Vangjush Dako: Mirë, mirë
Astrit Avdylaj: Nga je vëllai…
Vangjush Dako: Dëgjo
Astrit Avdylaj: Hë vëlla…
Vangjush Dako: Thuaj byrazerit që unë po iki në Ishëm tek ata çunat atje
Astrit Avdylaj: Jo pra tashi se do ta lemë një çik më vonë, se jam këtu me çunat unë (Vath Alla).
Vangjush Dako: Ku je ti?
Astrit Avdylaj: Këtej nga hipoteka me Anin (Ani Dyrmishi, drejtor në Durrës), Ani do vij të takoj një çik drejtorin apo…..?
Vangjush Dako: Ato Allat janë aty apo…?
Astrit Avdylaj: Po Vath Alla është këtu me mu drejtëpërdrejtë, e kam këtu live, përballë në tavolinë, po na dëgjon tashti.
Vangjush Dako: Epo mirë takohemi në Durrës atëherë.
Astrit Avdylaj: Jo do takohemi atje, e kemi lënë orarin atje vëllai, mbaroi. Do takohemi atje nga dreka se s’bën. Le të mbarojmë një çik punë me Anin këtu, po presim Anin, sa të shkojë te bashkia tha ai. Po e pret vëllai këtu te hipoteka.
Vangjush Dako: Mirë, mirë
Astrit Avdylaj: Hajde të du fort vëllai