Gazetari Peter Tiede: Mafia po qeveris Shqipërinë!!! Të mëdhenjtë duan të jenë të lirë….

0
147

Gazetari Peter Tiede, që shkaktoi kaq shumë reagime në Shqipëri me shkrimet e tij, sidomos me shkrimin e së mërkurës, reagoi në rrjetet sociale.

Gazetari i të përditshmes më të madhe gjermane, Bild, shkruan se ai ka përshtypjen se Shqipërinë e qeveris mafia.

‘Për shkak se qeveria në Shqipëri e mohon kaq ashpër se mafian blen votat: disa përgjime për t’u dëgjuar- të marrë nga policia. Të mbyllura deri këtë ditë.

Baroni i drogës, që shfaqet këtu, u arrestua për trafik heroine- dhe u lirua sërish- pasi u depresionua në burg dhe mori një certifikatë siç i kërkohej. Të mëdhenjtë duan të jenë të lirë në Shqipëri- ata paguajnë mirë dhe sigurojnë vota. Pyetja e vetma është: A e manipulon mafia politikën apo ajo e qeveris vendin?

Përshtypja ime: ajo e qeveris vendin.

Një hetues më ka thënë: Ne e humbën luftën, mafia e drogës e mori në dorë shtetin tonë.

Për shkak se disa policë dhe prokurorë nuk duan të dorëzohen, sepse duan të veprojnë kundër udhëheqjes së korruptuar policore, ne arritëm të sigurojmë materialin.

Falënderimet e mia për hetuesit e guximshëm dhe gazetarët inteligjentë në Shqipëri, të cilët nuk po heqin dorë,’ shkruan gazetari.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here