Nga Ylli Dylgjeri:
Lutje
Drejtuar: Zotit Edi Rama
FLOQ
CC: Ambasadës SHBA
TIRANË
Të nderuar,
Sot u njohëm nga gazeta gjermane “Bild”, me disa përgjime të personave aktiv, që kanë marrë pjesë në fushatën zgjedhore të PS së Durrësit. Emrat tashmë janë bërë publikë në media.
Fillojnë me Kryetarin e Bashkisë, e përfundojnë me të fundit e gjinisë. Të gjithë janë intelektualë nga balli i kazanit të PS së Durrësit. I kujtoj nga vitet e shkollës. Ekselentë! Besoj, kjo kuptohet edhe nga proces verbali i përgjimi. Gjuha e përdor në komunikim është edhe vlera e tyre. Ju a theksoj këto zoti Rama, paçka se Ju i dini. I njihni mirë. Keni ndarë edhe bukën me to.
Por ajo që kam merak në këtë letër është një propozim:
Kërkoj që këtë ekip djemsh ta dërgoni për një udhëtim turistik në SHBA. Ambasada tua japë vizat me sy mbyllur. Janë ashtu si i do Amerika, Çikagoboys!
Të bëhet një program pritje, ku të ndalojnë në disa qytete por veçanërisht në Çikago. Të vizitojnë muzeumet, lagjet, e klubet ku jetuan djemtë e hurit e të drurit të Al Kapones. Të japin e të marrin eksperiencë. Këto janë për amerikën.
Duke e mbyllur, mbetem besim plotë, se do
të ma dëgjoni propozimin në formë lutje.
Me respekt,
Një ish punonjës i Ministrisë Brendshme