Gazetari i njohur investigativ, Basir Çollaku, i ftuar në “Opinion” ku po diskutohet rreth përgjimeve të publikuara sot nga gazeta gjermane “Bild”, ka thënë se autori i artikullit Peter Tiede ka informacione të tjera që do bëhen publike shumë shpejt.
Sipas Çollakut, materialet do të jenë shumë më të rënda dhe do të implikohen persona shumë të rëndësishëm.
“Janë më të të rënda se kaq, gazetari ka materiale të tjera. Ai ka qenë në të gjithë Shqipërinë dhe ka parë shumë më shumë se kaq. Ka materiale që janë zyrtare, që vijnë nga institucione të tjerë, dhe për dosje të tjerë që kanë dhe probleme me politikën dhe implikojnë persona shumë të rëndësishëm”, tha Çollaku.
Në 6 përgjimet që “Bild” publikoi sot, disa zyrtarë përmenden ose bashkëbisedojnë me kreun e bandës së Shijakut, Astrit Avdylajn.
Me këto persona, Avdylaj ndërhyn kryesisht për të marrë vota për PS, por edhe për të propozuar emrin e një personi të afërt me të, për kandidat për deputet dhe jo vetëm…