Nga Ura Vajgurore në vijim të takimit elektoral në këtë bashki, kryeministri Edi Rama foli ndër të tjera edhe për përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild” për blerjen e votave përmes bandës kriminale të Avdylajve në Shijak. Kryeministri iu referua këtij skandali me fjalët “muhabetet e kazanit, përgjimet e neveritshme…”. Pra, ai lë të kuptohet se edhe prestigjozja gjermane “Bild’’ është kazan, sic janë sipas tij shumë media të tjera shqiptare.
Kazan Rama ka thënë muaj më parë edhe për Zërin e Amerikës, media e cila publikoi disa transkipte të dosjes voluminoze 339. Me c’duket kryeministri nuk është i qetë pasi dalja e përgjimeve pikërisht në këtë moment ia vështirëson jashtë mase gjërat.
Kur dukej sikur dosja 339 po fashitej me ndihmën e Prokurorisë, dalja e përgjimeve e rikthen atë sërish në vëmendje dhe i jep më tepër argument opozitës për të protestuar dhe për të mos marrë pjesë në zgjedhje.