Moderatorja Fjoralba Ponari gjithnjë e ka pranuar publikisht se është në një lidhje, mirëpo asnjëherë nuk kemi dëgjuar asgjë rreth të dashurit të saj, të paktën deri më sot.
Falë disa fotove të bëra publike nga “Inlife” për herë të parë arritëm të kuptojmë kush është personi që i ka rrëmbyer zemrën moderatores dhe me aq sa pamë ai është vërtet shumë simpatik.
Siç mund ta shikoni, bukuroshja shfaqet në një nga kafenetë e një qendre tregtare së bashku me të dashurin dhe për hir të së vërtetës shkojnë shumë me njëri-tjetrin.