Mungesë dokumentacioni – AKU bllokon dhe kthen 5.8 ton ushqime me origjinë nga Turqia

0
161

Nga kontrollet e ushtruara nga inspektorët përgjegjës në PIK Kapshticë, AKU njofton se është ndaluar një ngarkesë me një sasi prej 5636 kg ushqimesh e ardhur nga Turqia nga subjekti F.J, me qëllim futjen dhe tregtimin në Shqipëri të produkteve të ndryshme (ullinj të shtypur, vaj susami, allvasi, lëng shege, gjethe bimore çaji, vaj ulliri, thjerrëza, kamomil, etj)

Nga kontrolli i dokumentacionit përkatës u konstatua se subjekti nuk dispononte raport-analizën e produkteve, çka përbën mos përmbushje të kërkesave ligjore të sigurisë ushqimore, bën me dije AKU.

“Në këto kushte, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vendosi të ndalojë hyrjen e mallrave ushqimore në Shqipëri duke i dhënë subjektit 7 ditë kohë në plotësimin e mangësive në dokumentacionin shoqërues të mallit. Me kalimin e këtij afati kohor dhe në kushtet kur subjekti nuk plotëson mangësitë në dokumentacionin shoqërues të mallit, AKU vendosi kthimin në vendin e origjinës për ngarkesën e produkteve prej 5636 kg,” mbyll njoftimin AKU.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here