Dy punonjës të Bashkisë së Tiranës janë denoncuar për ngacmime seksuale ndaj fëmijëve të mitur. Denoncim i mbërritur në policinë e Tiranës, nga një qendër për mbrojtjen e të drejtave të Fëmijëve, dhe që kërkon hetim të menjëhershëm ndaj dy punonjësve të Bashkisë Tiranë për ngacmime seksuale ndaj të miturve.
Sipas burimeve policore, në kërkesën e paraqitur thuhet se fëmijët kanë denoncuar pranë qendrës, se njëri nga punonjësit ka kryer ngacmime seksuale ndaj tyre. Punonjësja tjetër e Bashkisë ndaj të cilës kërkohet hetim, është njoftuar për rastin, por nuk ka marrë asnjë masë apo hetim ndaj tij.
Nga burimet bëhet e ditur gjithashtu se njëri nga punonjësit e bashkisë kryente ngacmime seksuale të vazhdueshme ndaj fëmijëve./boldnews.al