Pas publikimit të përgjimeve nga media gjermane Bild ku shpjegohet qartë vjedhja dhe manipulimi i votave në zgjedhjet e 2017 ka reaguar edhe ish deputeti i LSI Petrit Vasili i cili në një postim në faqen e tij në facebook shkruan se “ Zgjedhjet e 2017 ishin një shëmtirë e vertetë dhe një faqe e zezë e pluralizmit në Shqiperi”.
Ja postimi i tij i plotë:
Kryeministri bandit shkatërroi zgjedhjet e 2017.(VIDEO)
Zgjedhjet e 2017 ishin një shëmtirë e vertetë dhe një faqe e zezë e pluralizmit në Shqipëri.
Që në 27 qershor është demaskuar publikisht turpi zgjedhor i 25 qershorit të 2017.
Ky kryeministër bandit këtë kriminalizim të zgjedhjeve dhe shkatërrim të demokracisë kërkon tjua imponojë sërish shqiptarëve.
Falë BILD të gjithë e kuptuan më mirë atë, që LSI ka deklaruar në mbarim të zgjedhjeve 2017.
Shiheni VIDEON dhe do kuptoni shumë qartë çfarë tenton banditi që të bëjë sërish.
Ndaj ndalja e kryeministrit bandit dhe e zgjedhjeve të tij banditë, me çdo mjet e formë është legjitime ashtu si kushdo do të mbrohej nga një hajdut qe i ka hyrë në shtëpi.