Policia ka arrestuar një 22-vjeçar me iniciale E.K, për plagosjen me thikë të një moshatari të tij, dje në mesditë në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë. Si autori, si viktima S.P. 25 vjeç, janë banorë të Tiranës.
Arrestimi i të riut u bë nga Komisariati nr.2 , pas informacioneve të marra dhe kontrolleve të shumta që u bënë.
E.K. u prangos me dy akuza: Vrasje me dashje e mbetur ne tentativë dhe prodhim, mbajtje pa leje të armëve të ftohta.
Ky shtetas më datë 07.06.2019, rreth ores 13.00, në rrugën “Frosina Plaku”, për motive të dobëta ka goditur me thikë shtetasin S.P, 25 vjeç, banues në Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë për veprime të mëtejshme.