“As Edi Reja nuk i bën derman Shqipërisë”, humbet me Islandën…

0
122

As Edi Reja nuk i bën derman Shqipërisë, që është mposhtur në Islandë nga vendasit me rezultatin minimal 1-0. Kuqezinjtë u ndëshkuan nga një gabim në mbrojtje në pjesën e parë, kur Gudmundson shmangu kë i dilte para dhe mposhti më pas edhe portierin Etrit Berisha. Ai gol vendosi gjithçka dhe bëri të harrohen tentativat e Hysajt, Dermakut dhe Ndojit.

Islandë më të dobët Shqipëria nuk mund të gjejë në një moment tjetër. Statistikat flasin vetë, teksa në 17 ndeshjet e fundit kanë fituar vetëm një herë. Tashmë u shtohet edhe një triumf tjetër në shifrat e tyre. Vendasit fituan dhe e bënë diçka të tillë edhe pa luajtur më mirë se ne, pavarësisht se duhet thënë se në disa momente ishin të rrezikshëm.

Freskia e tyre fizike u shërbyer për të ndërprerë shumicën e aksioneve tona dhe duke na mbajtur larg portës. Ia arritën qëllimit dhe në fund iu gëzuan tre pikëve, kurse Shqipëria duhet të mendojë për ndeshjen e radhës, atë me Moldavinë në Elbasan.

EUROPEAN QUALIFIERS 2020 – GRUPI H
E shtunë, më 8 qershor 2019, ora 15:00
Stadiumi “Laugardalsvollur”, Rejkjavik

ISLANDË-SHQIPËRI 1-0
Shënues: Gudmundson 22′

ISLANDA: Halldorsson, Hermannsson, Arnason, R. Sigurdsson, Skulason, Gudmundsson (Traustason 56′), Gunnarsson, Bjarnason, Sigurjonsson, G. Sigurdsson, Kjartansson

SHQIPËRIA: Berisha – Ismajli, Dermaku, Veseli – Hysaj, Xhaka (Ndoj 72′), Basha (Kaçe 67′), Abrashi, Lenjani – Balaj, Cikalleshi (Sadiku 80′). Trajner: Edi Reja

Gjyqtarë: Bobby Madden (SCO), Douglas Ross (SCO), David Roome (SCO), Donald Robertson (SCO)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here