E FUNDIT/ Zhvendoset protesta e opozitës…

Pas mbylljes së fjalës së tij para kryeministrisë, kreu i PD Lulzim Basha së bashku me qytetarët nisi marshimin drejt selisë së parlamentit

“Anulimi i 30 qershorit është prova e parë e forcës sonë të bashkuar, por është vetëm një hap i vogël përpara. ne do ta vazhdojmë këtë betejë apo jo, deri në fitore apo jo, jemi të vendosur apo jo. Tju dëgjojë bota, Rama ik.

Të bashkuar e të vendosur të hedhim hapat final drejt zgjidhjes së krizës politike. Ju ftoj e ju kërkoj që me të njëjtën kurajo e vendosmëri, që kemi bërë këtë rrugëtim historik, ta vazhdojmë rrugën tonë, pa u lodhur të bekuar nga përgjegjësia për fëmijët tanë e brezat me misionin tonëkombëtar qytetar e hyjnor për ta bërë Shqipërinë si gjithe Europa. Ndaj le të konfirmojmë sot nga ky shesh fuqinë e vërtetë, që është fuqia e bashkimit, e pjesëmarrjes vendosmërisë për të cliruar Shqipërinë, për ti rikthyer dinijtetin, për të gëzuar pasuritë e këtij vendi,për t’ja kthyer fëmijëve buzëqeshjen e Shqipërisë si gjithë Europa. Ju ftoj në këtë muzg, më të bindur se kurrë në forcën e bashkimit, më të vendosur më të qartë e më shpresë plotë, ndizni dritat e shpresës. Për cdo nënë e baba, prind e fëmijë, Zoti e bekoftë Shqipërinë e shqiptarët kudo ku janë.” u shpreh Basha.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/844646702535526/

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko