E fyer dhe tallur për vite, 20 vjeçarja: ‘Nuk fshihem më’!

0
109

Storm Frederick, nga East New York, ka një besim të ri, pasi ajo ka zgjedhur të sillet ndryshe ndaj gjendjes së saj të lëkurës, Vitiligo, të cilën ajo e fsheh prej vitesh duke bërë make-up dhe duke mbuluar plotësisht pjesën ebardhë të lëkurësë së saj.

20 vjeçarja ka kaluar vite duke u ngacmuar dhe duke u ndjerë e turpëruar për pamjen e saj dhe thotë se gjatë shkollës së mesme ajo madje kthehej në shtëpi nga shkolla me vëllain e saj çdo ditë sepse ishte e pa mundur t’iu shpëtonte ngacmimeve të shumta.

Ajo tregon: “Jam përdorur rregullisht nga të tjerët duke marrë fyerje pas fyerje. Njerëzit më gjykonin dhe më pyesnin vazhdimisht për lëkurën time se përse ishte e bardhë në disa vende. Po përse duhet t’iu shpjegoja vazhdimisht dhe t’iu jepja informacione për pamjen time”?

M’u deshën vite por më në fund vendosa dhe thashë: ‘Kjo jam unë dhe do ta pranoj veten si jam’.

Vajza tregon se sëmundja e saj filloi gradualisht nga gishtat e dorës dhe më pas mori edhe pjesë të tjera të trupit dhe fytyrën.

Vajza tregon se për të dhe familjen nga momenti kur lëkura e saj pësoi këto ndryshime filloi një ferr i vërtetë sepse filloi edhe një mori talljesh nga nxënësit në shkollë dhe madje edhe në rrugë teksa ecte.

Sot ka vendosur të mposhtë të gjitha paragjykimet dhe të dalë kudo kështu si është./

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here