“Mjaft arrogancës shtetërore”, Gjirokastra ”ndez motorët” drejt Tiranës (Foto)

0
158

Ish-deputeti i PD-së për qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu, përmes një postimi në facebook ka bërë me dije se mijëra banorë që këtij qarku janë nisur drejt Tiranës, në protestën e 8-të Kombëtare përballë kryeministrisë. ”Vijnë jo vetëm të protestojnë por që të imponojnë ndryshimet duke i thënë mjaft: Varfërisë, pa punësisë, mungesës së kujdesit për bujqësinë e blektorinë, pa mundësisë për të studiuar e diplomuar, kushteve afrikane të shëndetësisë, arrogancës e represionit shtetëror, deformimit të demokracisë e votës, të pësuara mbi ata, por tashmë edhe të publikuara nga media ndërkombëtare”,-shkruan ish-deputeti.

Postimi i plotë

Per tu perballur me Narkoshtetin nje ”karvan” impresionues protestuesish prej Gjirokastres, Dropullit, Libohoves, Tepelenes, Memaliajt, Kelcyres e Permetit ka filluar qe dje levizjen e tij per tu bere pjese e protestes.

Jane me shume se asnjehere sot, mbi 2400; ne rrugetim apo tashme ne Tirane. Fermere, intelektuale, studente, punonjes, te pa pune, gra e burra, te gjithe te revoltuar nga qeverisja e Rilindjes, plot energji e besim ne ndryshimin, koshiente qe do te jene protagoniste te tij. Dhe kane te drejte; vijne jo vetem te protestojne, por qe te imponojne ndryshimet duke i thene mjaft: Varferise, pa punesise, mungeses se kujdesit per bujqesine e blektorine, pa mundesise per te studjuar e diplomuar, kushteve afrikane te shendetesise, arrogances e represionit shteteror, deformimit te demokracise e votes, te pesuara mbi ata, por tashme edhe te publikuara nga media nderkombetare.

Vijne te revoltuar nga shkelja e interesave tona kombetare, bllokimi i integrimit te vendit ne BE, çuarja e tij drejt “Lindjes”. Vijne per te permbysur te “keqen”, per te ndertuar nje te ardhme dinjitoze. Respekt per ata, respekt per te gjithe banoret e atij Qarku me vlera ta medha!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here