Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Silva Caka ne nje status ne Facebook ka shkruajtur: Punimet e vetme që janë kryer janë meritë personale e Ilir Metës, ashtu si çdo investim i shkuar deri më sot në Skrapar! Hipokrizia jote nuk ka fund e skrapalinjtë e dinë mirë!
Statusi i plote:
Ka 2 vite ajo rrugë, që kur ky i paaftë ka tepsinë i vetëm, që është ndërprerë e në të nuk kryhet asnjë punim; punimet e vetme që janë kryer janë meritë personale e Ilir Metës, ashtu si çdo investim i shkuar deri më sot në Skrapar!
Të ishte për ty Edi Rama, banorët e Skraparit do ishin ende pa rroga e pa bukë në shtëpi; fëmijët e atij qyteti ende nuk do t’i merrnin shërbimet në kopshte e çerdhe, sepse ti, bashkë me deputetin tënd intrigant e me Ministren tënde të paaftë, ua hoqët këtë të drejtë!
Hipokrizia jote nuk ka fund e skrapalinjtë e dinë mirë!
Mbaro shpejt aty, merr deputetin tënd intrigant dhe kandidatin lavjerrës që ke çuar në Skrapar dhe ikni nga sytë këmbët. Nuk ke qenë dhe nuk do jesh kurrë njeri që frymëzon skrapalinjtë e as nuk do të të konsiderojnë kurrë lider! Për ta je veçse një fundërrinë!