Situata e rëndë politike/ Mediu takon kreun e Bundestagut, ja çfarë u bisedua….

0
182

Kreu i Partsë Republikane, Fatmir Mediu, në vijim të takimeve të shumta me zyratrë të lartë në Berlin, ka pasur se fundi edhe një takim me kreun e Bundestagut.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, së bashku me foto nga takimet e zhvilluara, Mediu ndalet në bisedën me Kryetarin e Bundestagut (Parlamentit) Dr Wolfgang Schäuble, për angazhimin në mbështetje të Shqipërisë.

Ne qendër të bisedës, sipas tij, ka qenë pikërisht situata e rëndë politike në vend dhe lufta prej muajsh që po bën opozita për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.

Statusi i plotë i Mediut

Gjatë pritjes së takimit të Berlinit, të zhvilluar në Bundestag, pata kënaqësinë të takoj dhe falënderoj Kryetarin e Bundestagut (Parlamentit) Dr Wolfgang Schäuble, për angazhimin në mbështetje të Shqipërisë.

Diskutova për situatën e rëndë politike në Shqipëri, dhe luftën e opozitës për largimin e qeverisë, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, me deputetët Josip Juratovic, Johannes Selle, Volkmar Klein etj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here