Një nga njerëzit më të kërkuar në Europë, është arrestuar në Maltë, pas 16 vitesj jete në arrati. Ai akuzohet për vrasjen dhe torturimin e një burri në sy të fëmijëve të tij.
Hetuesit kanë kërkuar 41 vjeçarin Christopher Guest More Jr, prej momentit kur ai u largua nga vendngjarja pas vrasjes së Brian Ëaters në 19 qershor 2003.
Viktima 44 vjeçare u torturua dhe u rrah deri sa vdiq, në sy të dy fëmijëve të tij të rritur. Ngjarja ka ndodhur në Burnt House Farm në Tabley, pranë Knutsford, Cheshire në Britaninë e Madhe.
James Raven, 60 vjeç, Otis Matthews, 41 vjeç dhe and John Wilson, 69 vjeç janë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Waters.
Viktima është lidhur në një karrike përpara se grupi ta dhunonte dhe keqtrajtonte atë në sy të të birit Gavin, i cili gjithashtu u dhunua, si dhe të vajzës 21-vjeçare Natalie, e cila u mbajt nën kërcënimin e armës. Ajo u detyrua të shikonte se si po vritej i ati.
Waters pësoi 167 lëndime në trup gjatë 3 orëve të dhunës së ushtruar ndaj tij. Tre të dënuarit kanë dhunuar burrin në mënyrë brutale, duke i hedhur atij acid në lëkurë, plastikë të shkrirë dhe të nxehtë, e më pas e kthyen me kokën poshtë dhe e sulmuan seksualisht me një hekur.
Christopher Guest More Jr prej shumë kohësh ishte në listën e njerëzve më të kërkuar në Europë.