Nuk hiqte dorë nga pijet e falsifikuara, ja çfarë i ndodh shkodranit…

0
172

Policia e Shkodrës nuk ka heituar t’i vërë prangat sërish, pronarit të një [punishteje pijesh të falsifikuara në Shkodër, Xh.K., 55 vjeç, banues në lagjen “Ajasëm” Shkodër, i arrestuar dhe më parë për të njëjtat vepra penale.

Arrestimi i tij, njoftoi Policia,  u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në punishten e tij e cila është nën sekuestro preventive që nga viti 2017, janë gjetur të prodhuara ilegalisht, pije me etiketa të falsifikuara si dhe shirita etiketash.

Kësisoj, dosja e 55-vjeçarit i kaloi Prokurorisë Shkodër për 4 akuza të reja mbi të: ”Punësim i paligjshëm” , “Shkelje e të drejtave të pronësisë industriale”, “Fshehje të ardhurave” dhe “Prodhim dhe shitja e ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here