Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është një mashtrues. Kështu shprehet nënkryetari i LSI, Petrit Vasili.
Mendimin e tij Vasili e argumenton edhe me një video ku shfaqet Veliaj gjatë një prej puntatave të emisionit “Opinion” duke u shprehur se, do të ndalet dhënia e lejeve të ndërtimit.
“Prapë u lëshua rrugëve ky mashtruesi!! Dihet që vesi del me shpirtin. Ky sa të rroje do mashtrojë,se mos ka zanat tjetër ky”, shkruan Vasili.
Kujtojmë se, vetëm në 3-mujorin e parë të këtij viti, bazuar në shifrat zyrtare të INSTAT, janë dhënë gjithsej për kryeqytetin 94 leje ndërtimi, me një rritje prej 44% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.