Shpëtoi gruan nga mbytja por më pas vdes nga infarkti. Kjo është ajo që i ndodhi një 83-vjeçari në provincën Varese, në Itali. Tragjedia ndodhi në Rimini, në Bellariva, ku çifti kalonte pushimet prej 50 vjetësh. Të pavlefshme ishin edhe tentativat e shpëtimit, ku operatorët e shpëtimit tentuan ta ndihmonin të moshuarin, por asgjë nuk u bë, transmeton il resto del carlino.
Sipas ndërtimit të ngjarjes nga kapiteneria e portit, dy të moshuarit ishin bashkë për t’u larë. Papritur, rrezikoi mbytjen në një pikë ku uji ishte shumë i lartë dhe rryma e pengonte t’i afrohej bregut. Burri menjëherë më pas tentoi ta ndihmonte duke e tërhequr në një pikë ku uji ishte më i cekët, duke e shpëtuar në këtë mënyrë. Por menjëherë pas kësaj infarkti e la pa jetë. Pavarësisht se ndihma e shpejtë iu afrua pas ulërimave të gruas për burrin ishte tepër vonë.