Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, përmes një postimi në facebook, thotë se kryeministri Edi Rama kërkon destabilitetin e vendit. Nga ana tjetër, ai thotë se nuk ka kthim pas. ”Nuk ka kthim pas, sot të gjithë shqiptarët janë bashkë sepse beteja është për demokraci për institucione të forta, për pluralizëm dhe zgjedhje me standarte europiane, kundër monizmit, krimit dhe hajdutërisë së Edi Ramës. Fundi i tij do jetë i tmerrshëm”.
Postimi i plotë
Edi Rama kerkon destabilitetin e vendit sepse vetem ne kete menyre ai dhe banda e tij e hajduteve mund te vazhdojne te qeverisin dhe te thellojne paligjshmerine. Perpjekja e Edi Rames per te mbajtur zgjedhje fars ka marre fund ashtu siç do marri fund dhe sistemi kriminal qe Edi Rama ka ngritur ne vend.
Edi Rama si nje sherbetor i krimit kerkon qe me te njejten menyre te kriminalizoje te gjithe shoqerine. Shqiperia sot eshte ne prag te nje konflikti te ashper civil. Nxitesi i dhunes dhe i perçarjes mes shqiptareve eshte Edi Rama sepse vetem ne kete menyre ai thellon paligjshmerine e tij.
Nuk ka kthim pas, sot te gjithe shqiptaret jane bashke sepse beteja eshte per demokraci per institucione te forta, per pluralizem dhe zgjedhje me standarte europiane, kunder monizmit, krimit dhe hajduterise se Edi Rames. Fundi i tij do jete i tmerrshme.